Bleu diplomën në Shqipëri me paratë e partisë,dënohet Bossi

Gjykata e Shkallës së Parë në Milano ka dënuar Umberto Bossi-n me 2 vite e 3 muaj burg për shpërdorim të fondeve për partitë dhe dy djemtë e tij. Umberto Bossi, djali i Renzo Bossit dhe ish arkëtari i partisë, Francesc Belsito janë dënuar në Milano për përdorimin e fondeve të partisë për shpenzime personale. Djali tjetër i Boss-it Riccaedi tashmë ishte i dënuar me proces të shkurtuar me 1 vit e 8 muaj burg, për marrjen e rreth 158 000 euro të fondeve të partisë. Umberto Bossi u dënua me 2 vjet e 3 muaj burg, 1 vit e 6 muaj për të Renzo Bossin dhe 2 vite e 6 muaj për ish-arkëtarin. “E prisja, por nuk kam asgjë për t’u ndjerë i turpëruar. Është vetëm vendimi i shkallës së parë, ecim përpara” ka thënë Bossi, ndërsa Belsito tha se ky ishte një vendim i padrejtë. Një pjesë të fondeve të dhëna nga shteti, ai e ka shpërdorur duke e shpenzuar për blerjen e një diplome te Universiteti ‘Kristal’ në Shqipëri. Diploma mban datën 8 tetor 2010 dhe në të është shënuar se Bossi Jr ka ndjekur sistemin 3-vjeçar (bachelor) për Menaxhim Biznesi, pranë fakultetit të Administrim Biznesit të universitetit “Kristal” në Shqipëri. Dënimi për shpenzimet Sipas hetimeve, në mes të viteve 2009 dhe 2011, ish-arkëtari i partisë, ka marrë rreth gjysmë milioni euro, ndërsa ish-lideri ka shpenzuar nga fondet e partisë rreth 208 mijë euro. Renzo u akuzua për më shumë se 145 mijë euro, në mes të cilave mijëra euro janë shpenzuar për pagimin gjobave, 3 mijë euro për sigurimin e makinës, 48 mijë euro për të blerë një makinë audi A6, dhe 77 mijë euro për diplomën e marrë nga Kristali. “Mësova për diplomën time në Shqipëri vetëm pas hetimeve”, ka thënë Bossi. Renzo rezulton i regjistruar me numrin matrikulues 482. Dokumentet e publikuara tregojnë edhe listën e tij të notave në 29 lëndë të ndryshme. Djali i senatorit italian Bossi duket se ishte më i zoti në lëndë si Financa, Matematika dhe Statistika. Por ajo që ka habitur më shumë hetuesit është se Renzo duhet të ketë dhënë provimet e 3 viteve në një: kjo pasi ai ka mbaruar gjimnazin në korrik 2009 në moshën 21-vjeçare, ndërsa sipas dokumentit të lëshuar nga Universiteti Kristal ai ka mbaruar studimet e larta në shtator 2010. Diploma, për të cilën ka hije dyshime se mund të jetë blerë me para, është gjetur nga “Guardia di Finanza” në një kasafortë të ish-kancelarit të Lega Nord, Francesco Belsito, në të cilën gjendej edhe një dosje me emrin “The Family”. Diploma mban datën 8 tetor 2010 dhe në të është shënuar se Bossi Jr ka ndjekur sistemin 3-vjeçar (bachelor) për Menaxhim Biznesi, pranë fakultetit të Administrim Biznesit të universitetit “Kristal”.

Artikulli paraprakOFICERIT TË KRIMEVE I DJEGIN MAKINËN E DYTË BRENDA MUAJIT
Artikulli tjetërSHQIPTARI ARRATISET PA LËNË GJURMË NGA BURGU