Oficerit të krimeve i djegin makinën e dytë brenda muajit tritoli në automjet

 

Oficeri i policisë së Krimeve të Rënda në Komisariatin e Krujës, Trim Murataj, është kërcënuar sërish. Në orët e para të së hën,ës, në oborrin e banesës së tij në rrugën “Kastriotët”, pranë shinave të trenit, në kthesën e Kamzës, një automjeti tjetër në pronësi të tij i është vënë zjarri. Autorët kanë shfrytëzuar errësirën, ndërsa ngjarja dyshohet se ka lidhje sërish me detyrën e 38-vjeçarit. Fatmirësisht, nga flakët nuk pati të lënduar, ndërsa banorët e zonës janë vënë në alarm dhe kanë lajmëruar menjëherë në numrin e emergjencave 112. Megjithëse ka deklaruar se nuk ka konflikte, oficeri Murataj ka shprehur dyshime se ngjarja mund të lidhje me shkatërrimin e parcelave të kanabisit në malësitë e Krujës dhe me personat të cilët janë arrestuar. Sipas Muratajt, autorët mund ta kenë identifikuar atë nga pamjet e një operacioni të tillë që është filmuar dhe transmetuar nga një televizion gjerman, kur u godit një grup kriminal. Policia ka nisur hetimet për këtë rast, ndërsa në vendngjarje janë mbledhur disa prova që mund të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve

Artikulli paraprakLËNDË PLASËSE “MJETIT TË ADMINISTRATORIT TË KROMIT
Artikulli tjetërBLEU DIPLOMËN NË SHQIPËRI ME PARATË E PARTISË,DËNOHET BOSSI