Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken foli sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku stigmatizoi vendimin e Moskës për të lënë të skadojë marrëveshja për eksportin e grurit nga portet ukrainase të bllokuara nga konflikti.

“Uria nuk duhet të përdoret si armë”.- tha ai.

Në fjalën e tij, Blinken paraqiti një deklaratë të përbashkët, të nënshkruar nga mbi 80 vende, duke kërkuar që të ndërmerren veprime për t’i dhënë fund përdorimit të urisë civile si një taktikë lufte.

Artikulli paraprakREDUKTIMI I POLICISË NË VERI, REAGON LAJÇAK: HAP I RËNDËSISHËM DREJT SHTENSIONIMIT TË PLOTË
Artikulli tjetërPLAGOSET ME THIKË NJË KOSOVARË NË ZONËN E KUNES NË SHËNGJIN, SHTETASI NË GJENDJE TË RËNDË