Aksident në Tiranë – “BMW” përplas këmbësorin pranë një karburanti, ndërron jetë tek Trauma

Një i moshuar është aksidentuar nga një automjet mesditën e sotme në kryeqytet. Aksidenti është regjistruar rreth orës 13:00, tek Bulevardi “Blu”, në afërsi të një karburanti, ku drejtuesi i automjetit “BMW”, shtetasi A. H, 18 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin S. K., 71 vjeç. Nga përplasja e automjetit këmbësori ka mbetur i plagosur rëndë. Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, por si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë në spital Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti. Shërbimet e Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor kanë bërë ndalimin e drejtuesit të mjetit për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakJOZEFINA TOPALLI TREGON ARSYET PSE MUNGOI NË FESTËN E PD
Artikulli tjetërTRANSPORTONTE PERIME, NË KAMIONIN NGA SHQIPËRIA KAPEN NË PATRA 67 KG DROGË