Transportonte perime, në kamionin nga Shqipëria kapen në Patra 67 kg drogë

Një sasi e madhe droge është kapur mëngjesin e sotëm në portin e Patras në Greqi. Siç ka bërë të ditur policia greke, më shumë se 67 kilogramë kanabis sativa janë gjetur në një kamion që ishte nisur nga Shqipëria. Në pranga është vendosur edhe shoferi i kamionit, një shqiptar 45-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur nga policia. Kamioni mësohet se ishte i ngarkuar me perime, por në disa pjesë të tij ishin fshehur pako të shumta me kanabis sativa. Droga mësohet se ishte fshehur me një mbështjellje të veçantë që të mos kapej nga skanerat e portit, por ajo është gjetur nga kontrolli i bërë me qen. Gjatë kontrollit, policia greke ka sekuestruar drogën, kamionin, tre telefona celular, një pajisje navigimi si dhe 1200 euro që shoferi shqiptar i kishte me vete.

Artikulli paraprak“BMW” PËRPLAS KËMBËSORIN PRANË NJË KARBURANTI, NDËRRON JETË TEK TRAUMA
Artikulli tjetërULET AKCIZA E GAZIT, BISEDIMET PS-LSI E ÇOJNË NË 8 LEKË PËR LITËR