Shqipëria ëstë shpallur fituese e turneut ndërkombëtar të boksit “Memorial Vllaznia 2017”.

Kuqezinjtë arritën që të fitojnë 4 ndeshje finale nga 7 në total ndërsa rivalët e tyre Bullgaria mori vetëm 3 vende të para. Krenar Zeneli, Artur Murja, Arjon Kajoshi dhe Indrit Laçi janë boksierët shqiptarë që morën medaljen e arit.

Tashmë vëmendja e trajnerit të kombëtares Zef Gjoni është e përqendruar tek kampionati europian teksa kërkon mbështetje. Arjon Kajoshi, boksieri që mori edhe kupën si sportisti më i mirë i aktivitetit tregon emocionet. Turneu “Memorial Vllaznia 2017” u zhvillua për dy ditë me radhë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, një aktivitet në nder të ish-boksierëve shkodran që nuk jetojnë më.

Artikulli paraprakAKTIVITET FESTIV ME KOMUNITETIN ROM
Artikulli tjetërSHKARKOHEN 3 ZYRTARË POLICIE PËR HASHASHIN E KAPUR