Një pjesë e komunitetit rom janë ftuar në një aktivitet sensibilizues por edhe festiv pasditën e së shtunes me 8 prill në kuadër të ditës ndërkombëtare të romëve.

Ky aktivitet u mundësia nga shoqata “Familja e Madhe”. Një pjesë e rëndësishme e aktivitetit për romët ishte edhe shkolla 9-vjeçare “Pashko Vasa”. Fëmijët rom kanë kaluar një pasditë ndryshe duke festuar të paktën një ditë në vit sepse gjatë gjithë kohës qëndrojnë rrugëve duke kërkuar që të sigurojnë bukën e gojës. Aktiviteti u mbështet edhe nga drejtoria rajonale e shërbimit social në Shkodër

Artikulli paraprakSHKODËR, SHTYLLA ELEKTRIKE RREZIKON QINDRA BANORË
Artikulli tjetërBOKS, SHQIPËRIA FITON MEMORIALIN NDËRKOMBËTAR