Vllaznia është shpallur kampione kombëtar në boks në kampionatin e zhvilluar për U 14 dhe U 16.

Ky kampionat edhe pse është zhvilluar në qytetin e Vlorës, shkodranët kanë arritur që të kthehen me trofeun e fituar. Për U-16 Geraldo Kuka në peshën 46 kilogram, Renis Tusha në peshën 48 kilogram dhe Xhou Eljazi në peshë peshën 60 kilogram morën vendin e parë duke u shpallur kampion Ersild Kallamoqi në peshën 63 kilogram u shpall boksieri i perspektivës ndërsa vendin e parë e mori edhe Artan Vata në peshën 75 kilogram. Në këto ndeshje boksierët e Vllaznisë kanë marrë fitore të merituara edhe pse kishte një rivalitet të madh me ekipet e tjera. Në kategorinë për U 12 në peshën 38 kilogram Leonard Ara u shpall boksieri i perspektivës ndërsa në peshën 54 kilogram Besjor Gjetja që po u ashtu u cilësua si boksieri i perspektivës. Ekipi i Vllaznisë kishte 2 vite që nuk arrinte këto rezultate për moshat dhe fitimi i titullit kampion rikthen këtë ekip tek trofeu. Trajner i Vllaznisë për grupmoshat është Klaudio Çekini i cili falë punës së tij dhe pjesës tjetër të stafit, kryetrajnerit Zef Gjoni kanë arritur që të rikthejnë titullin kampion në Shkodër për grupmoshat. Më e rëndësishme se kjo është përgatitja e një brezi të ri për të vijuar me traditën në sportin e boksit ku Vllaznia është kampione absolute për thuajse 25 vite dhe për të patur të gatshëm boksier të rinj të talentuar dhe me perspektivë në të ardhmen.

Artikulli paraprakSHKODËR: DHUNA NË FAMILJE FENOMEN NË RRITJE
Artikulli tjetërGARË BALLKANIKE NË XHUDO, U ORGANIZUA NGA “KLUB ANTON SHKOZA”