Dhuna në familje sa vjen dhe behët e bëhet një fenomen mjaft i dukshëm me pasoja negative në shoqërinë tonë.

Në qarkun e Shkodrës ky fenomen po njeh rritje dhe një nga treguesit janë edhe komunikatat që vijnë nga drejtoria e policisë së qarkut Shkodër ku numërohen të paktën 10 raste që nga fillimi i këtij viti. Dhuna në familje sipas psikologëve prek shoqërinë njerëzore në të gjitha nivelet sociale dhe ekonomike të saj pavarësisht se në dukje mbizotëron besimi se shtresat më të prekura janë ato të ulëta.Këtë e pohon për Star Plus psikologia Antonjeta Pero e cila thekson se fenomeni po merr përmasa të mëdha. Psikologia Pero flet për shkaqet që të cojnë drejt këtij fenomeni. Rastet e dhunës po induktojnë një sistem tjetër vlerash në familje dhe po ndikon negativisht ne jetën e anëtarëve dhe mbarëvajtjen e saj. Edhe pse numri i organizatave për trajtimin e kësaj plage sociale shqiptare janë shtuar ndjeshëm, përsëri numri i rasteve të dhunës mbetet i lartë dhe me trend ulje jo fort optimist.

Artikulli paraprakPËRMBYTJET, ADEMI: RAMA NUK RA DAKORD PËR NJË VKM TË RI
Artikulli tjetërBOKS, VLLAZNIA KAMPIONE PËR GRUPMOSHAT U-14 DHE U-16