Boksieri shkodran, Nelson Hysa renditet në vendin e 35-të në botë. Fitorja e fundit në datën 28 nëntor në Tiranë kundër Deivis Casseres ka bërë që shqiptari i cili garon në kategorinë WBC në peshën mbi 90 kilogramë, të ngjitet në renditje.

Fitorja e fundit ishte e dyta në harkun e dhjetë ditëve për Hysën, që mundi po këtë muaj në datën 18 nëntor Viktor Chvarkou, duke e çuar në 13 numrin e fitoreve në karrierë, 11 nga të cilat me Knock Out.

Forma e Hysës është për t’u vlerësuar, me boksierin që vetëm një vit e gjysmë më parë nisi karrierën profesioniste në peshat e rënda të WBC. 13 fitore radhazi për Hysën, që në dhjetor synon edhe dy suksese në Frankfurt dhe Londër.

Artikulli paraprakNDARJA NGA JETA E KISSINGER, REAGIMI I RAMËS: MIRËNJOHJE QË MË DHURUAT NJË NGA BISEDAT MË TË BUKURA QË MBAJ MEND
Artikulli tjetërGJENDET I PAJETË 38 VJEÇARI NË SHKODËR