Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-sekretarit amerikan të Shtetit, Henry Kissinger duke i cilësuar librat e tij si një pasuri e paçmueshme të një urtësie të rrallë.

Ai gjithashtu shpreh mirënjohjen për bisedën e zhvilluar me Kissinger, duke e quajtur si kohë të çmuar dhe një prej bisedave më të bukura.

Reagimi i Ramës:

LAMTUMIRË BOSS

Librat Tuaj i mbeten njerëzimit si pasuria e paçmueshme e një eksperience dhe urtësie të rrallë, e do të jenë në dispozicion të kujtdo sot e gjithmonë, që do të dojë të aftësohet mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe gjeopolitikën; balancat mes fuqive dhe realizmin politik në ruajtjen e paqes e në projektimin e rrugëdaljeve nga konfliktet ndërshtetërore; të menduarit strategjik dhe perspektivën afatgjatë të politikës së jashtme; rolin e shkencës joekzakte të historisë dhe rëndësinë e talentit të individit kur duhen marrë vendime përballë mjegullës së të nesërmes… Mua personalisht do të më mbetet edhe mirënjohja për kohën e çmuar që më kushtuat bujarisht, duke më dhuruar një ndër bisedat më të bukura që mbaj mend.

U prehshi në paqe Dr.Kissinger

Artikulli paraprakGREQI/ZGJEDHJET PËR PARLAMENTIN EUROPIAN NË QERSHOR TË 2024 DO ZHVILLOHEN ME POSTË BRENDA DHE JASHTË VENDIT!
Artikulli tjetërBOKSIERI NELSON HYSA RENDITET I 35-TI NË BOTË