Mbi 210 fëmijë kanë përfituar nga bonusi i bebes. Kryeministri Edi Rama ka ndarë shifrat, ndërsa thekson se 210 fëmijët kanë përfituar që nga viti 2019, kohë kur ka nisur edhe ky program i qeverisë shqiptare.

“MIRËMËNGJESI dhe me njoftimin e këndshëm se më shumë se 210 MIJË fëmijë kanë përfituar #bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Bonusi i bebes është një ndihmë që jepet nga janari i viti 2019 për të gjitha familjet që bëhen me fëmijë, pavarësisht statusit social-ekonomik. Në buxhetin e vitit 2024 për bonusin e bebes janë parashikuar 2.2 mld lekë.

Me ndryshimet ligjore në fund të vitit 2023, qeveria ka përjashtuar nga përfitimi i bonusit të bebes familjet e emigrantëve shqiptarë. Kusht për përfitimin e bonusit, është që pas lindjes së foshnjës, prindërit të qëndrojnë 180 ditë në Shqipëri.

Bonusi përfitohet menjëherë nëse prindërit e regjistrojnë të porsalindurin në zyrën e posaçme të hapur në çdo maternitet në vend dhe përfitohet në dy pjesë nëse prindërit zgjedhin ta regjistrojnë fëmijën e tyre më vonë. Prindërve u jepet një çek 40,000 lek për fëmijën e parë 80,000 lek për fëmijën e dytë; 120,000 lek për fëmijën e tretë e më tej.

Artikulli paraprakAUTORITETI I KONKURRENCËS MBYLL MONITORIMIN E TREGUT TË AUTOSHKOLLAVE, NUK KA RRITJE TË BASHKËRENDUAR ÇMIMESH
Artikulli tjetërNJË SANTORINI ‘I RI’ LIND NË KINË: KOPJA E ISHULLIT GREK ÇMEND INFLUENCUESIT AZIATIKË