Në vitin e dytë të bonusit të rijetëzimit pritet që në Shkodër të ketë më shumë përfitues se vitin e kaluar. Harta e këtij programi të Ministrisë së Kulturës është zgjeruar. Përveç qendrës historike është përfshirë këtë vit edhe zonat e mbrojtur e trashëgimisë kulturore. Drejtorja rajonale e Trashëgimisë dhe Kulturës në Shkodër Besara Podgorica tregon se është gati grupi i punës në mbështetje të atyre që janë të interesuar për aplikim.

Dy skemat e bonusit të rijetëzimit i japin më shumë mundësi aplikuesve. Kjo për shkak se fondi këtë vit është 50% më i madh.

Bonusi i Rijetëzimit është hapur për të gjithë aplikantët në datën 31 janar të këtij viti dhe do të mbyllet në datën 10 mars. Vitin e kaluar ishin katër përfitues ndërsa këtë herë pritet që interesi të jetë më i madh.

 

Artikulli paraprakU ZHDUK NE 2020, TRUPI I KLEVIS LLESHIT U GROPOS NË KURBIN
Artikulli tjetërLARGIMI I TË RINJVE, FSHATRAT E SHKODRËS KTHEHEN NË AZILE