Reshjet e borës kanë dëmtuar shtyllat elektrike duke lënë pa furnizim me energji zonën e Valbonës.

Elektriçistët e OSHEE po punojnë për riparimin e fiderit 10 kV Tropojë-Valbonë. Dëbora dëmtoi rreth 10 shtylla, si dhe ka shkëputur përcjellesin në disa akse.

Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, përmes një postimi në fb thotë se po punohet prej disa orësh, me mjete të rënda për ngritjen e shtyllave, dhe sistemimin e linjës, për rikthimin energjisë elektrike në zonë.

Artikulli paraprakTENTON TE MARTOJE ME PAHIR 17-VJEÇAREN: NDIQET NE GJENDJE TE LIRE
Artikulli tjetërSHQIPËRIA NËN UJË,SHTOHEN VJEDHJET