Për shkak të dëborës, disa zona në Shkodër kanë patur avari me energjinë elektrike. Kështu, sipas shefit të sektorit teknik pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Gjon Bala, problematika janë hasur në afërsi të Stacionit të Trenit, aty ku ka patur shkëputje të energjisë.

Megjithatë, me ndërhyrjen që është bërë, problemi është tejkaluar dhe zona furnizohet me energji elektrike.

Sipas Balës, dëbora e rënë në ditët e fundit nuk ka krijuar probleme të mëdha, megjithatë janë hasur avari në lagjen Bahçallëk dhe në Zogaj. Ndërkohë, zonat malore, aty ku trashësia e dëborës është më e madhe, fatmirësisht furnizohen pa probeleme me energji.

Sipas Balës, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka qenë në dispozicion përgjatë gjithë këtyre ditëve, ndërsa nuk janë hasur problematika të pritshme.

Dëbora në qytetin e Shkodrës është një fenomen i rrallë, e megjithatë përballimi është bërë më së miri.

Artikulli paraprakSEKUESTRIMI I 613 KG KOKAINE, META: KRIMI I ORGANIZUAR I FUQIZUAR
Artikulli tjetërNDIHMA EKONOMIKE, PROBLEMATIKË NË OBLIKË