Qindra familje në Shkodër janë hequr nga ndihma ekonomike me skemën e re të prezantuar për herë të parë në fillim të këtij viti. 80% e banorëve të lagjes së pallateve në fshatin Oblikë të Njësisë Administrative Ana e Malit, janë hequr nga ndihmat.

Me probleme të theksuara ekonomike, pa të ardhura dhe krejt të braktisur nga shteti, këta banorë ankohen se janë hequr pa të drejtë nga ndihma ekonomike. Sipas tyre, askush nuk di të thotë se si funksionon skema e re e pikëzimit.

Në këtë zonë janë përjashtuar edhe familje nga skema e ndihmës ekonomike me pretekstin se njëri prej fëmijëve rezultonte i punësuar në sistem, edhe pse kishte më shumë se gjashtë muaj që nuk punonte.

Lagjja e pallateve në Oblikë përbëhet e gjitha me familje të ardhura nga zonat e Malësisë. Përderisa, 100% e familjeve në këtë zonë janë trajtuar më parë me ndihëm ekonomike.

Këta banorë iu bashkuan këtë të martë protestës së organizuar kundër heqjes së tyre nga listat e ndihmës.

Artikulli paraprakBORA, KALOHEN PROBLEMET ME ENERGJINË
Artikulli tjetërBORA, SITUATË NORMALE NË URGJENCË