Kushtet e vështira të motit kanë pezulluar mësimin në zonat malore të qarkut Shkodër. Blediana Osja, drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit në Shkodër bën të ditur se si shkak i reshjeve të borës ka qenë i pamundur trasnporti  i mësuesve në njësitë administrative Shalë dhe Shosh, ndaj mësimi ka vijuar online.

Nga ana tjetër, mësimi në Shkdoër vijon me ritme normale dhe pa probleme bën të ditur drejtorja Osja ndërsa uron që shumë shpejt nxënësit të kthehen në bankat e shkollës.

Prej një jave, nxënësit i janë rikthyer edhe një herë mësimit online pas pushimeve të fundvitit. Ndërkohë që kjo periudhë do të jetë më e vështira për maturantët të cilët përgatititjet për provimet e maturës duket se do t’i bëjnë onlinë edhe këtë vit.

Artikulli paraprakSHKODËR, 50 SHTËPI RREZIKOJNË TË PËRMBYTEN
Artikulli tjetërSHKODËR, NJË PJESË E SHIROKËS PA NDRIÇIM NË RRUGË