Shefi për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se Bashkimi Evropian ka marrë përgjigje nga Kosova dhe Serbia për propozimin franko-gjerman. Pas mbërritjes për samitin e G7 në Gjermani, ai u shpreh se kanë pranuar përgjigje nga të dyja palët.

“Kemi pranuar përgjigje nga të dyja palët. Jemi duke i studiuar ato”.

“Jam shumë mirënjohës për mbështetjen e Gjermanisë dhe Francës për këtë propozim. Mendoj se ky është një rast i mirë që duhet shfrytëzuar për t’i bërë marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit, le të themi, më normale, sepse në mënyrë që të dyja të përparojnë në rrugën e tyre evropiane, ky normalizim i marrëdhënieve është shumë i rëndësishëm”, ka thënë Borrelli, transmeton KlanKosova.tv.

“Në ditët në vijim do të shohim se cila është përgjigja e tyre ndaj këtij propozimi dhe shpresoj se do të jetë një përparim dhe një hap përpara në këtë proces”, ka thënë Borrelli.

Franca dhe Gjermania kanë propozuar që Serbia të lejojë Kosovën të anëtarësohet në institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Artikulli paraprakDHUROHEN 19 APARATE OKSIGJENI PËR QENDRAT SHËNDETËSORE
Artikulli tjetërMOTI MERR KTHESË, ÇFARË E PRET VENDIN TONË NË FUNDJAVË