Shumë qytete të Shqipërisë aktualisht ndodhen të ndotura gjë e cila ka krijuar skepticizëm dhe kundërshti për ligjin e miratuar në parlament për importin e mbetjeve që do të riciklohen.

Florjan Borshi, i cili prej vitesh ka një pikë riciklimi në Shkodër nuk është kundër importit por më parë duhet të ketë një histori suksesi brenda Shqipërisë. Tentativa janë bërë edhe në Shkodër për riciklimin por projekti i para pak viteve për ndarjen në burim të mbetjeve e më pas riciklimin e tyre dështoi ndërsa bëhet pjesërisht. Riciklimi i mbetjeve është i rëndësishëm për Shkodrën sepse nëse realizohet as gjysma e tyre nuk do shkonin në landfillin e Bushatit por do ricikloheshin. Shkodra vazhdon që të jetë një prej qyteteve problematike për menaxhimin e mbetjeve duke përfshirë edhe riciklimin.

Artikulli paraprakSA AFËR DHE LARG SHKODRËS, PERIFERIA QË U LA NË HARRESË
Artikulli tjetërBOKS, VETËM MARINAJ MEDALJE ARI NË TURNEU E BOSNJES