Belgjika do të zbresë në fushë në orën 14:00 në Moskë kundër Tunizisë për të hipotekuar kalimin e turit. Belgjika bëri një paraqitje bindëse në ndeshjen e parë duke fituar 3-0 me Panamanë.

Trajneri Roberto Martinez nuk duket i prirur që të ndryshojë formacionin që fitoi në ndeshjen e parë dhe do t’i japë hapësirë Hazard që do jetë në ndihmë të Lukakut. Martinez në konferencë ka thënë:

Duam të jemi një ekip që përqendrohet vetëm në futboll dhe të mos dalim në gazeta për gjëra të këqija. Ne jemi një grup me talente individuale por jemi gati të shkojmë sa më larg falë punës. Ndeshja ndaj Tunizisë është e rëndësishme pasi na siguron kualifikimin.

Në kampin e afrikanëve duket sikur Tunizia do të bëjë disa ndryshime në formacion pas humbjes në ndeshjen e parë ndaj Anglisë.

Nga minuta e parë do luajë portiere Ben Mustafa ndërsa Ben Youssef duhet të luajë si mbrojtës I djathtë. Tunizia nëse humb edhe sot eliminohet nga Kupa e Botës.

Artikulli paraprakANTONIO TAJANI: PËRFYTYROJ KAMPE REFUGJATËSH NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërGJERMANI-SUEDI, KAMPIONËT E BOTËS NUK MUND TË GABOJNË