Duke nisur nga ora 17:00 në Ekaterinburg Arena luhet Francë-Peru një sfidë që mund të vlejë kalimin për në fazën e 1/8 për gjelat.

Megjithatë nuk është një përballje e lehtë duke parë se Peruja ndaj Danimarkës zhvillojë një ndeshje të mirë.

Për sa i përket formacioneve Franca do të mbetet në rreshtimin 4-3-3 me të vetmin ndrtsyhim që Matuidi do zërë vendin e Tolisso. Për pjesën tjetër Pogba në mesfushë dhe treshja e sulmit Mbappe-Griezmann dhe Dembele do këkrojnë të shënojnë në portën e amrikano jugorëve.

Trajneri Didier Deschamps kërkon kujdes ndaj Perusë: “Është e vërtetë që Peruja ka lojtarë të mirë në sulm por është edhe një skuadër shumë e fortë në mbrojtje pasi ka pësuar vetëm tre gola në 10 ndeshjet e fundit”, e mbyll tekniku francez.

Në kampin e Perusë duket sikur nuk do ketë modifikime me Cueva që konfirmohet si fantasist ndërsa nga fillimi mund të luajë sulmuesi Guerrero. Trajneri i Perusë Ricardo Gareca sqaron se ekipi i tij është mësuar të jetojë në limite n

dërsa për Francën nënvizon: ”Franca është favorite për të fituar grupin dhe Kupën e Botës por edhe ne mund të fitojmë ndaj çdo kundërshtari”, e mbyll Gareca.

Franca e ka fituar 2-1 ndeshjen e parë në grup ndaj Australisë ndërsa Peruja humbi 1-0 me Danimarkën

Artikulli paraprakFINALIZOHET PAKTI SHQIPËRI-GREQI, ZGJIDHEN ÇËSHTJET E NXEHTA, MEDIAT GREKE: JA KUR PRITET TAKIMI RAMA-TSIPRAS
Artikulli tjetërBOTËRORI 2018/SUPERSFIDA DRITHËRUESE E ORËS 20:00, ARGJENTINA KUNDËR KROACISË