Franca është gjysmëfinalistja e parë e kampionatit Botëror të Rusisë. ‘Gjelat’ kaluan me më shumë lehtësi sesa pritej Uruguain, që e mposhtën me rezultatin e pastër 2-0.

Franca është gjysmëfinalistja e parë e kampionatit Botëror të Rusisë. ‘Gjelat’ kaluan me më shumë lehtësi sesa pritej Uruguain, që e mposhtën me rezultatin e pastër 2-0. Golat për ekipin e Francës u shënuan nga një për cdo pjesë.

Në minutën e 41 shënon mbrojtësi Varane, ndërsa në pjesën e dytë në të 61’ vulosi fitoren Grizman, pas një gabimi të portierit Muslera. Uruguai tentoi disa herë për të hapur ndeshjen, por francezët u mbrojtën mjaft mirë duke e administruar rezultatin deri në fund.

Në mbrëmje do të zhvillohet ndeshja tjetër mes Brazilit dhe Belgjikës, për të përcaktuar se cili prej dy ekipeve do të përballet me Francën.

Artikulli paraprakKAMIONI SHPËRTHEN NË FLAKË NUK KA TE LENDUAR
Artikulli tjetërSHQIPTARJA SHISTE KOKAINË NË TREGUN E FRUTA-PERIMEVE,ARRESTOHET