Një kamion që lëvizte në aksion rrugë Fier-Levan ka shpërthyer në flakë. Paraprakisht, policia e Fierit dyshon se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.

Ngjarja ka shkaktuar trafik të rënduar në këtë aks rrugor. Trafiku në “Qafën e Koshovicës” është bllokuar.

Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po luftojnë për fikjen e flakëve.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga ngjarja, ndërsa shoferi ka zbritur menjëherë sapo ka parë flakët.

Artikulli paraprakPRANGA 34-VJEÇARIT PËR NJË SËRË VJEDHJESH. NJË TJETËR NË KËRKIM
Artikulli tjetërBOTËRORI 2018/ FRANCA NË GJYSMËFINALE, MPOSHT URUGUAIN 2-0