Portugalia triumfon ndaj Marokut me rezultatin 1-0. Në pjesën e parë Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e parë për skuadrën e Portugalisë.

Për skuadrën afrikane është një ndeshje për jetë a vdekje duke parë humbjen ndaj Iranit në ndeshjen e parë.

Rreziku numër një për marokun është Cristiano Ronaldo autor i tre golave ndaj Spanjës në barazimin 3-3. Vlen për tu përmendur se Portugalia nuk humbet një ndeshje ndaj vendeve jo europiane që nga viti 2002. Sa i përket formacionit për luzitanët thuajse do konfirmohet ai I ndeshjes ndaj Spanjës me Bruno Fernandez, Bernardo Silva dhe Guedes që mbështesin Ronaldon.

Trajneri Fernando Santos do të nënvizojë se Cristiano Ronaldon në pozicionin e ri më në qëndër të fushë e ka vendosur ai dhe jo Reali ndërsa vlerëson kundërshtarin e sotëm: “Maroku është një nga ekipet afrikane më të mira dhe ka një trajner të madh. Ne na duhet të luajmë me passion dhe intesitet dhe nëse e bëjmë një gjë të tillë patjetër që do të fitojmë e mbyll Santos.’

Tek Maroku do të kemi tredhëmbëshin Belhanda-Kaabi dhe Sofyan Amrabat. Për trajnerin Herve Renard Maroku I tij nuk futet në fushë I mposhtur ndërsa për Ronaldon thotë:” Është një lojtar shumë i mirë dhe gjithmonë arrin të bëjë diferencën” e mbyll Renard.

Artikulli paraprakMBYTET NË REZERVUAR IRANIANI, VAZHDOJNË KËRKIMET PËR TRUPIN
Artikulli tjetërBANDA SHQIPTARE KAPET ME 900 MIJË EURO DROGË