MARADONA: ARGJENTINA I KA SHANSET PËR TË FITUAR KUPËN E BOTËS .

 

Nga kabineti i presidentit të Gjermanisë, Joachim Gauck sot është bërë e ditur zyrtarisht se ai dhe Merkel do të udhëtojnë për në Rio de Janeiro. Ndeshja e së dielës do të jetë e dyta që Merkel e ndjek nga vendi I ngjarjesgjatë këtij Kampionati botëror.  Kancelarja gjermane Angela Merkel do të jetë prezente në ndeshjen finale të Kampionatit botëror ku skuadra e saj do të ndeshet me Argjentinën. Ajo ishte në tribuna edhe në ballafaqimin e parë të Gjermanisë në kuadër të Grupit G kur skuadra e selektorit Joachim Loë mposhti Portugalinë me rezultat të thellë 4:0. Gjermania siguroi kualifikimin në finale pas fitores ndaj nikoqirit Brazilit me rezultat të thellë 7:1. Atje do të luajë kundër Argjentinës që mposhti Holandën, pas penalltive.

Diego Armando Mara dona, në një intervistë deklaroi se të mposhtësh Gjermaninë nuk është e pamundur. Argjentina e tij do të përballet në finalen e madhe të “Brazil 2014” me “pancerat”, që mbrëmjen e të martës shkatërruan “Seleçaon” me shifrat e thella 7-1. Por pavarësisht kësaj, legjenda e futbollit argjentinas beson te triumfi i skuadrës që drejtohet nga Alejandro Sabella ndaj Die Manschaft. “Është më mirë për Argjentinën që Gjermania vjen në finalen e madhe pas një suksesi historik 7-1 përballë Brazilit. Ky fakt mund të bëjë që ata të na nënvlerësojnë disi dhe kjo gjë mund të jetë një plus më shumë për ne. Edhe pse poshtëruan Brazilin, unë besoj se Gjermania është një skuadër që mund të mundet. Kam besim te skuadra dhe jam i sigurt se Sabella do të dijë t’i motivojë lojtarët përpara një finaleje që na mungon prej 24 vitesh”, – u shpreh Maradona. Sa i përket përballjes me Holandës, ku Argjentinës iu deshën goditjet e penalltive për t’u kualifikuar në finale, “El Pibe D’Oro” vlerësoi paraqitjen e Javier Maskeranos. Sipas Maradonës. mesfushori ishte thjesht i mrekullueshëm, duke bërë gjatë gjithë kohës ndërhyrje të sakta.

Artikulli paraprakMIJËRA SHQIPTARË PROTESTOJNË NË SHKUP
Artikulli tjetërHOXHA PËRGËNJESHTRON GAZETËN SHEKULLI