Policia e Kosovës ka arritur të zbulojë dy laboratore të sofistikuara të drogës në Pejë.

Një person është arrestuar me këtë rast, B.H. i lindur më 1966 në Pejë. Policia ka sekuestruar 228 bimë të llojit kanabis sativa të gjatësisë prej 5 centimetra, deri në 2 metra. Poashtu, Policia ka gjetur edhe mjete tjera ndihmëse për kultivimin e drogës në laborator, si plastika për mbjelljen e bimëve, shiringa, termometra, kanistër për ujë, pompa, doreza, e të tjera, shkruan lajmi.net Njoftimi me detaje dhe foto nga Policia:

Në këtë rast është arrestuar personi i dyshuar me inicialet si më poshtë

H. i lindur me 1966, M/K/SH, Pejë

Si rezultat i operacionit si dëshmi janë sekuestruar:

Dyqind e njëzet e tetë (228-të) bimë të llojit Kanabis sativa te gjatësisë prej 5 cm deri 2 metra-

Një (1) komplet i plastikëve për mbjelljen e bimëve,-

shiringa,-

Dy (2) termometra,-

Dy (2) kanistër të mëdhenj për ujë të 200 litrave,-

Dy (2) pompa për tërheqje të ujit,-

Një (1) pako me doreza të plastikës,-

Pesë (5) shishe plastike me lëng simulues për bime me mbishkrimin ROOT Stimulator bllom ATAMI dhe Tera lives dhe tera max një litërshe ,-

Një (1) kanistër me mbishkrimin Hesi BLOOM complex, (20 kg),-

Ndriçim i improvizuar me neona 7 copa,-

29 saksi të plastikes te zbrazëta,-

Një(1) shishe plastike 0.5 L,-

Kanistër plastike 5 litërshe me mbishkrimin Camma PK 13/14, kanistër plastike me mbishkrimin HESI,-

Një (1) palë gërshëre,-

Një (1) marker i zi permanent,-

Dy (2) shishse plastike nje litërshe ATA PK13-14,-

Dy (2) filete të mëdhenj për pastrim të ajrit,-

Tabela elektrike me siguresa,-

Kanistër plastike për ujitje një,-

Flladitëse me rryme 4 copa,-

Pompë për spërkatje e mbushur me pesticide të cekura si me larte,-

Kuti plastike Rhizopon 20 grameshe stekpoeder,-

Kuti plastike 300 ml cilonex,-

Faktur nga Holanda ku janë blere pesticidet e cekura me larte, kabllo elektrike,-

Folie e shtruar ne dysheme për mbajtje te ujit,-

Folie e ngjitur për muri për nxehtësi,-

Pako me folie dhe gyp i folies për ajrosje të papërdorura,-

Kutia e dritave me poqa rezervë të firmës filips,-

Transformator me kabllo i rrymës, trafo për transformator të ndriçimit.

Ndaj personit të dyshuar me vendim të prokurorit është caktuar ndalimi prej 48 orëve për procedurë të mëtejme sipas ligjit.

Artikulli paraprakSIRI, DY QYTETE SULMOHEN ME GAZ KIMIK
Artikulli tjetërDEMARKACIONI PRITET TË RATIFIKOHET PARA VIZITËS SË JOE BIDEN