Britania i jep dritën jeshile centralit të ri bërthamor

Pas disa javësh debate që çuan edhe në tensionimine marrëdhenieve me Francën dhe Kinën, Britania e Madhe i ka dhënë dritën jeshile ndërtimit të centralit të ri bërthamor. Në vlerë 24 miliardë dollarë, impianti do të financohet nga francezët dhe kinezët. Dy të tretat e projektit i financon kompania energjetike franceze EDF dhe 6 miliardë paund të mbetur do t’i japë Kina. Britania e Madhe i ka dhënë dritën jeshile ndërtimit të një centrali bërthamor me vlerë 24 miliardë dollarë, duke i dhënë fund javëve të mbushura me pasiguri të cilat tensionuan marrëdhënien e saj me Kinën dhe Francën, por gjithashtu vendosën në pikëpyteje edhe politikat e investimeve të kryeministres Teresa May. Në një deklaratë, qeveria e saj tha se kishte vendosur të vazhdojë me projektin e Hinkley Point C në jug-perëndim të Anglisë, pas një shqyrtimi të plotë, por nënvizoi gjithashtu se Britania do të ketë kontroll më të madh mbi marrëveshjet e ardhshme, në të cilat do të jenë të përfshira shtetet e huaja. Impianti i ri do të financohet nga francezët dhe kinezët. Dy të tretat e projektit i financon kompania energjetike franceze EDF dhe 6 miliardë paund të mbetur do t’i japë Kina. Sink “Ajo që në kemi bërë këtu në Hinkley është që operatori kryesor EDF të garantojë se nuk do të bëjë asgje me aksionet pa pëlqimin e qeverisë dhe kjo do të vlejë në të tashmen e të ardhmen me në të gjitha stacionet e energjisë bërthamore. Ajo që ne propozojmë është që për stacionet e reja bërthamore në veçanti, për arsye sigurie, qeveria të ketë një akses të veçantë i cili i jep mundësi të parandalojë çdo ndryshim të pronësisë ose kontrollit”, tha Greg Klark, minsitër i energjitikës në britani. Kritikët e marrëveshjes paralajmërojnë për kosto të shtuar dhe pasoja nga ndërtimi i centraleve bërthamore në Angli prej shteteve të huaja. Sa i përket marredhenieve me Francën dhe Kinën, duket se Teresa May është kujdesur ti rregullojë vetë. Një ndihmës i presidentit frances tha se May kishte telefonuar Fransua Hollande personalisht për të thënë se ajo e mbështet projektin Pa dyshim qe May po bën të njëjtën gjë edhe për të zbutur marrëdheniet me Kinën.

Artikulli paraprakROME-OKB:RRETH 235 000 EMIGRANTE DREJT ITALISE NGA LIBIA
Artikulli tjetërHUMB JETEN TURISTI CEK.PERPLASET ME NJE MAKINE AFER ELBASANIT