Shirat e rrëmbyeshëm në Britani kanë shkaktuar shumë problem teksa katet e para të shumë shtëpime janë përmbytur.

Sipas meteorologëve në Britani, sasia e shiut që ka rënë Brenda 1 ore është e barazvlefshme me sasinë mesatare të rreshjeve të një muaji.

Një rezidencë pranë Sheffield përballet me përmbytjet më të mëdha.

Meteorologët skocezë parashikojnë mbërritjen e rrymave të ftohta nga arktiku që do të sjellë dhe rreshje të dëndura dëbore.

Vetëm disa javë më parë Britani u godit nga stuhia Lorenzo me erëra që arritën një shpejtësi deri në 100 km/h.

Ajo solli shira të rrëmbyeshëm duke shkaktuar përmbytje në të gjithë vendin. Shërbimi meteorologjik irlandez shpalli gjendjen e emergjencës si dhe deklaroi që priteshin rreshje më të dendura në ditët në vijim.

Gjatë kohës u regjistruan përmbytje në 43 zona përgjatë Britanisë dhe 11 në Angli. Në zonën e Isle of Man, lumi që përshkon qytetin doli nga shtrati duke izoluar qytetarët në shtëpitë e tyre.

Shteti vuri në lëvizje strukturat e ndihmave të cilët filluan një operacion shpëtimi për banorët.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakFRYHEN LUMENJTË, POR NUK KA RREZIK PËR PËRMBYTJE! JA SI DO TË JETË MOTI SOT
Artikulli tjetërZAEV PËR ISH-KRYEMINISTRIN GRUESVKI: ASKUSH NUK MUND T’I SHMANGET DËNIMIT