Ushtarët e kanë qëlluar një të dyshuar në qendër të Brukselit në Belgjikë, pas një eksplodimi të vogël në një stacion hekurudhor mbrëmë vonë.

Ekipi i specializur i policisë për bomba e ka kryer një shpërthtim të kontrolluar të jelekut me bombë, të cilin i dyshuari e kishte në Stacionin Qendror dhe ishte kontrolluar për të parë nëse ai kishte gjëra të tjera të rrezikshme, ka raportuar rrjeti VTM. Autoritetet e evakuuan stacionin.

Duket se askush tjetër nuk është plagosur, pos të dyshuarit, dhe dëmet nga shpërthimi ishin të kufizuara. Zyra e prokurorit të Brukselit njoftoi se duket se është penguar një “sulm terrorist”. I dyshuari është konfirmuar i vdekur nga policia. Policia e Brukselit ka shkruar në rrjetin Twitter se ishte “një incident me një individ në stacion dhe se situata është nën kontroll”.

Artikulli paraprakTERROR NË VLORË, 40-VJEÇARI VRITET NË BANESË, HIDHET NË ERË MAKINA
Artikulli tjetërSEKUESTROHEN 39 KG KANABIS, TRAFIKANTËT BRAKTISIN ÇANTAT ME DROGË