Policia kufitare e Kakavijës ka sekuestruar një sasi prej 39 kilogramë kanabis sativa. Droga u gjet gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër mbi fshatin Kakavije, në rrugën drejt liqenit të këtij fshati.

“Janë konstatuar 3 persona, dy prej të cilëve transportonin dy çanta shpine ku dyshohej se brenda tyre kishte lëndë narkotike. Menjëherë shërbimet e Policisë Kufitare janë vënë në ndjekje të këtyre personave, ku u është bërë thirrje për të ndaluar. Por të tre shtetasit duke përfituar nga terreni i thyer dhe i pyllëzuar kanë mundur të largohen duke braktisur dy çantat.

Në brendësi të çantave kishte lëndë narkotike si ajo e llojit Cannabis Sattiva, pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 39 kg”, sqaron policia. Policia Kufitare në badhkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Gjirokastër po punojnë për identifikimin dhe kapjen e këtyre personave. Materialet i kaluan Prokurorisë të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për hetim të mëtejshëm, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

Artikulli paraprakBRUKSEL: I DYSHUARI PËR “SULM TERRORIST” ËSHTË VRARË NGA POLICIA
Artikulli tjetërVUÇIÇ FALËNDERON ERDOGAN PËR QËNDRIMIN KUNDËR SHQIPËRINË E MADHE