ALBERT TUKA: MINISTRIA E ARSIMIT E BËN ME QËLLIM, PRESION PËR TESTIMIN. Mësuesit po punojnë prej 3 muajsh pa nënshkruar kontratën kolektive të punës me Ministrinë e Arsimit.

Bashkimi i Sindikatave të Shqipërisë këtë e quan të jashtëligjshme si dhe parasheh një rrezik të madh për largimin nga puna të arsimtarëve edhe për arsye nga më të voglat. Kryetari i BSPSH Shkodër tregon se arsyeja që Ministrja Lindita Nikolli nuk po firmos kontratën kolektive është për të bërë presion për realizimin e testit për mësuesit që sërish sipas BSPSH nuk është i drejtë. Kontrata kolektive për mësuesit ka përfunduar që në dhjetor të vitit që lamë pas.. Mësuesit e kanë ngritur disa herë këtë shqetësim por nuk kanë marrë një zgjidhje dhe duket se e vetmja rrugë do të jenë protestat.

Artikulli paraprak“SHQIPËRIA E MADHE”, THAÇI: BEOGRADI NGATËRRON KONCEPTIN
Artikulli tjetër“TEUFIK GJYLI MES MIQSH TË VJETËR DHE TË RINJ”