Tre punonjës policie në Korçë janë proceduar penalisht, pas kallëzimit të një të riu, i cili pretendon se bullizohej prej tyre, përmes videove në rrjetin social “Tik Tok”.

Sipas informacioneve, një video e shfaqur në “Tik Tok”, ku bullizohej një i ri i shoqëruar me automjetin e policisë, pasi nuk kishte vënë maskën kundër Covid-19, është bërë shkak që këta punonjës të procedohen penalisht nga prokuroria.

Gjithashtu, pritet një reagim zyrtar edhe nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Artikulli paraprakAMBASADORJA YURI KIM TAKON PRESIDENTIN E RI BAJRAM BEGAJ
Artikulli tjetër“RAMA MASHTROI ME SHËNDETËSINË FALAS”, TRITAN SHEHU: MJEKËN GODITEN SEPSE JANË NJERËZIT MË TË LIRË