Burri kërcënon gruan nga burgu: Nuk shpëton dot

Pavarësisht se ndodhet në burg, pikërisht se ka dhunuar gruan, kjo nuk e ka penguar 40-vjeçarin me inicialet A.L për të kërcënuar bashkëshorten e tij. I ndodhur në burgun e Rrogozhinës A.L ka telefonuar gruan me inicialet E.L dhe e ka kanosur. “Do pendohesh për atë që bëre. Nuk shpëton dot nga unë”,- mësohet se I ka thënë 40-vjeçari bashkëshortes së tij. Burime nga Policia e Tiranës thanë për Report TV se ka qenë vet bashkëshortja e 40-vjeçarit e cila ka denoncuar ngjarjen pranë Komisariatit nr.1. Nga verifikimi i telefonatës u zbulua edhe kërcënimi që A.L i kishte bërë bashkëshortes së tij. “Më fute në burg, por do ta shikosh çfarë do të ndodhi kur të dal”, i ka thënë 40-vjeçari bashkëshortes së tij. Pas denoncimit Policia e Tiranës ka referuar ngjarjen në Prokurori, ku e akuzon për përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike. Një vepër penale e cila parashikon dënim me gjobë deri në 3 vite burg. Rasti i një kërcënimi të përsëritur për dhunë në familje vjen vetëm pak ditë pas vrasjes së gjyqtares Fildeze Hafizi. Ka qenë ish-bashkëshorti Fadil Kasemi, i cili ishte i dënuar për dhunë në familje, që pasi doli nga burgu, vrau Fildeze Hafizin, duke lënë dy fëmijë jetim.

Artikulli paraprakTURISTJA POLAKE MASHTRON PRONAREN E HOTELIT, IKËN PA PAGUAR
Artikulli tjetërPOLICIA GJEN 16 MILIONË DOLLARË NË BANESËN E ISH-MINISTRIT