Turistja polake mashtron pronaren e hotelit, ikën pa paguar

Gjatë stinës së verës dhe jo vetëm janë të shumta rastet kur turistët e huaj bien pre e grabitësve shqiptarë, por këtë herë historia është ndryshe, janë shqiptarët ata të cilët mashtrohen nga turistët e huaj. Një shtetase polake është kallëzuar nga një qytetare në Sarandë pasi i ka sjellë turistë në hotel dhe më pas është larguar pa i paguar një sasi eurosh. Policia bën me dije se është kallëzuar shtetasja polake me inicialet D.T 25-vjec. “Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasen polake D.T, vjeç 28, banuese në Poloni, pasi dyshohet se më datë 06.09.2017, shtetasja M.V, vjeç 30, banuese në Sarandë, ka bërë kallëzim se, i ka sjellë turist në hotel dhe është larguar nga Shqipëria pa i paguar nje sasi eurosh. Neni 143 i Kodit Penal “ thuhet në njoftimin për mediat.

Artikulli paraprakMOSHA MESATARE, VLLAZNIA NDRYSHON KURS
Artikulli tjetërBURRI KËRCËNON GRUAN NGA BURGU: NUK SHPËTON DOT