during the round 19 AFL match between the Collingwood Magpies and the Adelaide Crows at Melbourne Cricket Ground on July 30, 2017 in Melbourne, Australia.

Një burrë ka vdekur pasi u sulmua nga një laraskë.

76-vjeçari po ecte me biçikletë në parkun Nicholson Park në Wollongong, (Australi) dhe ndryshoi rrugën për të shmangur laraskën. Por ai u përplas në një gardh me tela me gjemba dhe më pas ra në tokë duke pësuar lëndime në kokë.

Burri i paidentifikuar humbi jetën nga lëndimet. Laraska bëhet agresive në pranverë gjatë sezonit të mbarështimit.

Ky sezon ndodh çdo vit në të gjithë vendin në shtator dhe tetor, gjatë pranverës australiane.

Por këtë vit sezoni filloi më herët për shkak të dimrit të ngrohtë.

Zogjtë fillojnë të shumohen në gusht dhe shpesh bëhen agresivë për të mbrojtur të vegjlit e tyre nga ‘kërcënimet’.

Banorët atje ecin në rrugë me shkopinj të mëdhenj ndërsa motoçiklistët mbajnë helmeta.

Laraskat shkaktojnë mjaft dëme tek njerëzit me sqepat e tyre të mprehtë gjatë sulmeve të papritura.

Artikulli paraprakGRUPI PARLAMENTAR DEMOKRAT KALLËZON PPP-TË PËR RRUGËT ORIKUM-DUKAT DHE MILOT-BALLDREN
Artikulli tjetërNEGOCIATAT NË UDHËKRYQ, PRESIDENTI I KËSHILLIT TË EUROPËS ZBARKON NESËR NË TIRANË