Gratë dhe vajzat profesioniste të Shkodrës janë një pikë e rëndësishme për zhvillimin e qytetit dhe të njësive administrative. Në një takim të zhvilluar kandidati i PD për bashkinë Shkodër Xhemal Bushati tha se zëri i grave dhe vajzave profesioniste pas 6 marsit jo vetëm do të dëgjohet por do të jetë edhe vendimtar. Shumë prej të pranishmeve u shprehën se bashkia Shkodër deri më tani nuk i ka konsideruar asnjëherë.

Kandidati i PD për bashkinë Shkodër Xhemal Bushati mori mbështetjen e plotë të grave dhe vajzave profesioniste të qytetit të cilat deri më tani nuk kanë patur mundësi të shprehen. Kandidati Bushati tha se me energjinë e tyre pas 6 marsit do jetë një Shkodër ndryshe.

 

Artikulli paraprakGUR I ZI, XHEMAL BUSHATI MERR MBËSHTETJEN E BANORËVE
Artikulli tjetërBARDH SPAHIA: OBJEKTIVI YNË DO TË JETË QEVERISJA ME SHKODRANËT DHE PËR SHKODRANËT