Qeveria shqiptare është e angazhuar në zgjidhjen e çështjes së Ismail Morinës dhe shpreson që dhe pala kroate të marrë parasysh precedentin e Italisë.

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka konfirmuar përpjekjet që po bëhen në këtë drejtim me shtetin Kroat, që nga komunikimi i dy kryeministrave pak ditë më parë në Podgoricë, e deri veprimet e tjera të institucioneve shtetërore.

Ai është besimplotë se çeshtja do të zgjidhet në mënyrë racionale. E në fund, Bushati ka dhënë dhe një koment mbi marrëdhëniet Shqipëri-Serbi.Jemi në një tryezë shahu, ku secila prej palëve bën lëvizjet që mendon se janë më dobiprurëse.

Artikulli paraprakPASTRIMI I VELIPOJËS, ANGAZHOHET BASHKIA SHKODËR
Artikulli tjetërPUSHIMET E VERËS , QYTETARËT NGECIN NE SHQIPËRI