Anija shqiptare ‘Butrinti’ ka shpëtuar një gomone me 41 emigrantë në detin Egje.

 

Emigrantët ishin nisur nga brigjet e Çeshmes në Turqi për në ishullin Kios në Greqi, ndërsa në gomone ndodheshin edhe 10 fëmijë dhe 7 gra, 2 prej të cilave shtatzënë.

 

Anija Butrinti e Forcës Detare ia dorëzoi 41 emigrantët një anijeje të Frontex. Anija ‘Butrinti’ patrullon në kuadër të operacionit të NATO-s në detin Egje.

Artikulli paraprakTurqi, shkarkohen 18 mijë nëpunës civilë
Artikulli tjetërTENDENCAT E KËSAJ VERE