Kur zgjohemi në mëngjes shpesh herë themi ‘nuk kam çfarë të vesh’, e sidomos në këto ditë të nxehta vere, ku duhet të përballojmë dhe temperaturat e larta.

 

Por ky sezon na ka sjellë një larmi të madhe mes ngjyrave dhe formave gjeometrike që janë dhe kryefjala e kësaj stine dhe mundësitë janë nga më të ndryshmet.

Ky vit vjen dhe me këndvështrime të reja edhe për aksesorë të ndryshëm që e bëjnë veshjen të ndryshojë stilin. Një çantë dominante apo një kapele do të tërhiqte më shumë vëmendje.

Vathët janë aksesorët e pa ndashëm të vajzave. Ato mund të përdoren jo vetëm gjatë një takimi, por edhe në plazh me sa më shumë ngjyra.

Për Cansel Saygin këto janë sugjerimet e sezonit veror. Për një pamje të freskët sa më shumë ngjyra të reja.

 

Teorema e një veshje të bukur është më së shumti shije dhe kombinimi i duhur. Pra vajza frymëzohuni dhe zbukurojeni ditën me anë të përzgjedhjes së veshjeve më të mira për ju.

Artikulli paraprak‘BUTRINTI’, ANIJA SHQIPTARE QË SHPËTOI GOMONEN NË DETIN EGJE ME 41 EMIGRANTË
Artikulli tjetërKROACIA NË GJYSMËFINALE