Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm ditën e sotme në prezantimin e buxhetit për arsimin për vitin 2019.

Rama ka thënë se në vitin 2019 do të ketë thellim të reformave të qeverisë. Kryeministri tha se do të vazhdojnë që të mbyllen klasa kolektive, dhe do të bëhet i mundur sigurimi i transportit për këta nxënës.

Buxheti i Arsimit është rritur rreth 66 përqind në 5 vjet . Falë reformave të thella do të mund të rritim pagën e punonjësve. Rritja e pagës do t’i kushtojë shtetit mbi 10 milion dollarë. Do të kemi 940 mësues ndihmës, nga 700 këtë vit.

Janë shumë më tepër se gjysma e atyre që na nevojiten. Kemi ambicie që të kemi mësues ndihmës për çdo fëmijë me nevoja të veçanta. Do të 10-shojmë numrin e oficerëve të sigurisë nëpër shkolla. Kishim një projekt pilot me oficerët e sigurisë dhe morëm një përgjigjie pozitive nga prindërit dhe mësuesit.

Kemi vënë një buxhet duke adresuar çështjet e sigurisë sidomos tek shkollat më të populluara. Do vazhdojmë të mbyllim klasat kolektive. Ata që i lanë le të vënë kujën e të thonë që mbyllëm shkolla.

Jo, ne po mbyllim klasa përqëndrimi si kampe përqëndrimi për fëmijët e vegjël. Ata që dalin nga klasat kolektive e kanë të mbyllur derën e të ardhmes që meritojnë.

Ne me buxhetin e vitit 2019 iu garantojmë fëmijëve transportin, për të gjithë fëmijët që iu janë mbyllur klasat kolektive. Mundësuam dhënien e librave falas.

Artikulli paraprakPRESIDENTI META ME PRESIDENTEN E KROACISË: MARRËDHËNIET MES DY VENDEVE TË SHKËLQYERA
Artikulli tjetërNË SHQIPËRI, 1 KM RRUGË KUSHTON 12.2 MLN EURO