Shqipëria renditet në vendet që kanë koston më të lartë në investimet për infrastrukturën. Për një kilometër rrugë, fondet e parashikuara shkojnë në 12.2 milionë euro, çka e bën vendin tonë të krahasueshëm me Austrinë, por shumë më shtrenjtë nga Kroacia dhe Danimarka.

Ndërtimi i rrugëve në vendin tonë ka kosto më të lartë se në shumë vende të Europës.
Në bazë të një analize të bërë nga World Highway mbi investimet për ndërtimin e autostradave, rezulton se Austria shpenzon më shumë dhe ka një kosto prej12.8 mln eurosh.

Ndërkohë që në Shqipëri një km rrugë kushton 12.2 milion euro për kilometër në bazë të përllogaritjeve për projektin më të ri Thumanë-Kashar.

Vendet që kanë koston më të lirë në ndërtimin e autostradave janë Danimarka dhe Kroacia.
Por kostoja e ndërtimit të një autostrade është e lidhur edhe me terrenin dhe ndërtimi në rrugët malore është shumë herë më i shtrenjtë për shkak të vështirësive.

Gjermania është vendi që shpenzon më shumë për ndërtimin e autostradave malore dhe kostoja arrin deri në 25.9 milion euro për km, e ndjekur nga Austria.

Ndërkohë debatet për kostot në ndërtim në Shqipëri janë shtuar, ku opozita akuzon për faturën e dhënë në ndërtimin e një segmenti të Unazës së Madhe nga Pallati me Shigjeta tek sheshi “Shqiponja”.

Për opozitën, kostoja shkon në 18 milion euro për një kilometër. Por drejtori i ARRSH sqaroi se vlera rritet ndjeshëm nga mbikalimi dhe standardi i segmentit rrugor.

Qendro: Kostoja që ka ndërtimi i mbikalimit më të madh që po bëhet në hyrje të kryeqytetit nuk është në vlerën që llogaritet në koston e rrugës, është më vete. Po ti shikosh me vëmendje, po jap disa shifra ku vetëm mbikalimi te “Shqiponja” bën 1.5 miliard.Janë kostot e rrugëve dytësore, janë kostot e veprave të artit.

Unaza e Madhe e Tiranës ka një kosto prej 210 milionë eurosh, ndërsa vetëm segmenti nga Pallati me Shigjeta te sheshi “Shqiponja” do të kushtojë 40 milionë euro.

Artikulli paraprakBUXHETI PËR ARSIMIN 2019, RAMA: DO TË MBYLLIM KLASA KOLEKTIVE, RRITET NUMRI I MESUESVE NDIHMES
Artikulli tjetërSHPRONËSIMET TE ‘UNAZA E RE’, ARRSH NGRE TRE GRUPE