Mes vështirësive Vllaznia ka arritur që të marrë një barazim 2-2 ndaj Bylisit në transfertë.

Të gjithë golat janë shënuar në pjesën e parë. Malota kalon Vllazninë në avantazh me një gol që në fillim të lojës por ballshiotët barazojnë menjëherë me ano të Murataj. Bylisi në 45 minutat e para realizon golin e avantazhit me anë të Ndrecës në minutën e 7.

Pas këtyre tre golave shumë të shpejtë ekipet ulin ritmin. Ende pa mbaruar pjesa e parë Vllaznia nuk dorëzohet teksa Gilman Lika shënon një super gol duke barazuar në 2-2. Në pjesën e dytë ekipet kërkojnë fitoren dhe nuk mungojnë rastet për shënim por pa konkretizuar.

Bylis fiton një penallti në fund të lojës por më pas anullohet nga arbitri duke bërë që të ketë protesta nga të dy ekipet por megjithatë 90 minutëshi mbyllet 2-2.

Pas këtij barazimi Vllaznia mban vendin e 7-të me 28 pikë, një më shumë se Skenderbeu i vendit të 8-te që humbi në Laç. Laçianët fituan 1-0 duke mbyllur këtë javë të superligës.

Artikulli paraprakGJONAJ :I BURGOSURI QË BËRI 850 TAKIME NË VIT
Artikulli tjetërGJYKATA E KORÇËS KTHEN PËR RIHETIM DOSJEN E OLGER MUSTAFËS, VRAU TË RIUN 1 VIT MË PARË