Për të 6in vit me radhë në Shkodër ka hapur siparin festivali i këngës qytetare shkodrane “Luleborë”. Artistët performuan me këngët e reja të këtij edicioni në teatrin “Migjeni” përpara publikut shkodran. Artistja e madhe shkodrane Justina Aliaj u rikthye pas shumë vitesh mungesë në qytetin e saj duke qenë një prej këngëtareve konkurente në këtë festival.

Plot energji dhe freski por edhe me një performacë që rezultoi me sukses Justina Aliaj ndezi zemrat e shkodranëve të cilët e duartrokitën për disa minuta. Vetë artistja përjetoi një emocion me rikthimin në qytetin e saj.

Pjesë e festivalit Luleborë është edhe artisti nga shqiptar nga Kosova Artan Bakija i cili vjen nga qyteti i Gjakovës, qytet me lidhje të hershme artistike me Shkodrën.

Kryetari i jurisë, artisti i mirënjohur Zhani Ciko dhe muzikanti shkodran Mario Deda që shoqëroi në piano gjitha këngët duke patur për herë të parë pjesëmarrrjen në një festival të përmesa të tilla në qytetin e Shkodrës shprehen se festivali “Luleborë” mbart vlera të mëdha.

16 këngët që konkurojnë në festivalin Luleborë do të këndohen edhe në natën e dytë ndërsa në fund juria do përcaktojë fituesit. Pas 16 artistëve për herë të parë në skenën e teatrit u kënduan nga artistja Rosela Gjylbegu që kishte edhe rolin e prezantueses bashkë me gazetarin Enkel Demi dy këngë të mjeshtrit të muzikës Simon Gjoni të pakënduara asnjëherë më parë duke iu shtuar kështu perlave të muzikës shkodrane.

Artikulli paraprakMALËSI E MADHE, SHKRIMTARI MERR TITULLIN “QYTETAR NDERI”
Artikulli tjetërSHKODËR, HAPET EKSPOZITA E SKULPTURËS “MAGNUM OPUS”