Skënderbeu ka fituar bindshëm takimin e parë në Korçë sa i përket turit të dytë të Ligës së Kampioneve. Katër gola të shënuar, kundrejt një të pësuar, e bëjnë skuadrën kampione të Shqipërisë thuajse me një këmbë në turin e tretë. Edhe pse kanë rrezikuar në fillimin e pjesës së dytë, djemtë e Josës kanë ditur të neutralizojnë irlandezo-veriorët, që pas golit të tretë të pësuar, e patën të vështirë të kalojnë mesin e fushës.

Një paraqitje mjaft e mirë edhe sulmit të Skënderbeut, ku Salihi shënoi 2 gola. Edhe bullgari Hristov bëri paraqitje të mirë, pavarësisht se i mungoi goli. Në pjesën e parë korçarët kanë dominuar totalisht dhe kanë pasur nën kontroll lojën.Pas disa tentativave të Hristov dhe Salihit, vjen goli i parë me anë të Nimagës, teksa Berisha asiston mjaft mirë. Pas këtij goli, Skënderbeu merr zemër. Goli i dytë nuk do të vononte, pas një gabimi të portierit mik, që nuk arrin të neutralizojë një gjuajtje nga distanca, aty përfiton Salihi, cili shtyn topin në rrjetë. Ndeshja e parë me fanellën e Skënderbeut dhe vjen goli i parë. Miqtë rrisin nivelin e lojës dhe në një rast edhe mund të kishin shënuar. Megjithatë, pjesa e parë përfundon 2-0 për vendësit. Pjesa e dytë ka nisur me gol për miqtë. Oëens shënon dhe shkurton diferencën në 2-1. Janë minuta jo të mira për Skënderbeun, që mund të kishte pësuar edhe golin e dytë. Ndërhyn Josa më pas nga stoli, teksa largon Prognin dhe fut Latifin dhe golin nuk vonon, Berisha shtyn topin në rrjetë, duke përfituar nga moszotërimi i mirë i topit nga ana e portierit. 3-1 dhe Skënderbeu merr zemër. Shtatë minuta më vonë është sërish Salihi, që pasi merr një top, futet në zonë dhe gjuan saktë. Dopietë e sulmuesit shkodran dhe mbyllet 4-1. Ndeshja e kthimit do të luhet më 21 korrik në Belfast të Irlandës së Veriut, në orën 20:45. Me avantazhin e 3 golave, Skënderbeu do ta ketë të lehtë të kalojë turin e dytë nëChampions League, madje duke kursyer edhe energji. Megjithatë, trajneri Josa qëndron si gjithnjë me këmbë në tokë. Korçarët kërkojnë të shkojnë larg në Champions League, por kjo do të varet edhe nga shorti në turin e tretë.

Artikulli paraprakANTI KANABIS NË PUKË, ARRESTOHEN 2 PERSONA
Artikulli tjetërTENTUAN TË IKNIN PËR AZIL, ARRESTOHEN NË BAJZË