Autoritetet greke thonë se janë gati për përballimin e ciklonit “Zorba”, që ka goditur brigjet e vendit nga e shtuna herët në mëngjes. Pamjet e para nga Porto Heli tregojnë një fenomen mini-cunam.

Joni jugor dhe Peloponezi jugor janë tashmë ne mëshirën e Zorbas, me erëra te fuqishme 9-10 buforë, dallgë te larta, reshje të fuqishme që kanë përmbytur fshatra e qytete.

Që nga e premtja në mbrëmje janë anuluar disa itinerare me anije nga Pireu, dhe qytetarët luten të ndjekin udhëzimet.

Megjithëse fuqia e Ciklonit duket të jetë zvogëluar nga dita e djeshme, kalimi më herët i ciklonit “Ksenofon” e ka rënduar situatën, dhe specialistët paralajmërojnë se fenomenet që priten orët e ardhshme janë të paprecedentë për zonën.

Kjo është arsyeja e alarmit të dhënë gjatë këtyre ditëve.

Ndërkohë, krejt ndryshe është situata në Selanik dhe në zonat ku nuk kalon cikloni, ku moti është shumë i mirë, një ditë e ngrohtë vjeshte.

“Zorbas” pritet të përshkojë Peloponezin, Atikën, dhe madje Athinën për pak orë, Greqinë Qendrore dhe Kretën Jugore.

 

Artikulli paraprak‘REFUZOJ TË THEM SHYQYR QË S’KAM VAJZË’, GRATË E PD KËRKOJNË DREJTËSI PËR XHISIELA MALOKUN
Artikulli tjetërMETA ME SEKRETARIN E OKB-SË: SHQIPËRIA, KOTRIBUTORE E PAQES!