Rasti i dhunës ndaj Xhisielsa Malokut, e cila denoncoi djalin e deputetit të PS-së Rrahman Rraja për kërcënime e djegie me cigare ka gjetur sot solidaritetin e grave, qofshin ato deputete apo pedagoge.

Përpara kryeministrisë ato kanë bërë thirrje për një protestë masive të hënën në orën 17:30 dhe ftojë të gjitha gratë dhe vajzat që duan ti thonë “Stop dhunës”.

Enriketa Papa, pedagoge

‘Duhet të reagojmë për ti thënë stop dhunës ndaj grave. Ne jemi njerëz të frustruar. Është e tmerrshme ajo që ndodhi Me Xhisielën. Të reagojnë të gjithë, t’i themi boll dhunës ndaj grave sidomos dhunës politike

Taulanta Jupi, pedagoge

‘Nuk bëj pjesë tek ata njerëz që rrejshëm thonë unë nuk kam vajzë. Unë kam motër, nënë, mike, studente që mund të gjenden në të tilla rrethana.

Bëj thirrje të homazh ndaj grave që kanë humbur jetën si pasojë e dhunës së burrave të tyre, gjyqtarja Fildez Hafizi humbi jetën,

një vajzë u dhunua për 16 vjet nga babai i saj, një gjyshe u vra nga dora e nipit të tij. Kjo nuk është Shqipëria që duam. Kjo dhunë duhet të marrë fund’

Deputetja e PD, Dhurata Çupi

‘Shteti është ngritur në këmbë për të fshehur provat e dhunës së Xhisielës. Djali i deputetit vazhdon të jetë ende i lirë. Bëjmë thirrje për ndërgjegjësim me rastin e Xhisielës, Ajo ka nevojë për mbrojtje’

Historia e Xhisela Malokut ndonëse u denoncua dy muaj më parë, mori përmasa më të mëdha dhe u kthye në tëmën më të debatuar të momentit, pas dëshmisë së policit në komisariatin e Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu

i cili deklaroi se ishte kërcënuar me pistoletë në kokë për të mbyllur dosjen e hapur për akuzën e përdhunimit në ngarkim të djalit të deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rraja.

Ai akuzoi vëllain e deputetit se i ka vënë pistoletën në kokë, vetë deputetin Rraja, kryebashkiakun Artur Bushi dhe Taulant Ballën se ishin në mesin e 10 personave që e kërcënuan.

N/komisari Emiljano Nuhu deklaroi se u kërcënua prandaj u arratis nga Shqipëria në datë 13.09.2018 duke braktisur detyrën, ndërsa kërkoi azil në Zvicër.

Kryetari i grupit të PS Balla, deputeti Rraja dhe kryebashkiaku Bushi kanë mohuar akuzat, ndërsa edhe vetë vajza mohoi të gjitha pretendimet e ish-oficerit të policisë.

Artikulli paraprakLIVING – 29.09.2018
Artikulli tjetërCIKLONI “ZORBA” GODET BRIGJET GREKE, DALIN PAMJET (VIDEO)