Ministria e Shëndetësisë ka raportuar të dhënat e fundit të COVID-19 në vendin tonë.

Në njoftimin zyrtar, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 587 qytetarë të infektuar me virusin.

Nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me sëmundjen tre qytetarë. Sa i përket rasteve aktive ato janë 8.401, ndërsa gjatë 24 orëve janë të shpallur si të shëruar 526 pacientë.

Sakaq, “Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”.

Artikulli paraprakINTEGRIMI NË BE/ RAMA PËR TELEVIZIONIN FRANCEZ: SHQIPTARËT PROBLEM PËR EVROPËN?
Artikulli tjetërMBËRRIJNË 74,880 DOZA TË PFIZER, MANASTIRLIU: TË VENDOSUR TË ÇOJMË DERI NË FUND …