Ministrja e Shëndetësisë,  Ogerta Manastirliu njoftoi se në vendin tonë kanë mbërritur edhe 74,880 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.

Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook” Manastirliu thotë se do të vijojë deri në fund plani kombëtar i vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari.

“Kanë mbërritur në Shqipëri edhe 74,880 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,646,720 vaksina antiCOVID-19. Jemi të vendosur të çojmë deri në fund planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari”, shkruan Manastirliu.

Artikulli paraprakCOVID-19/ JA SA RASTE TE REJA REZULTOJNË NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërBERISHA: ‘FOLTORJA’, MREKULLIA E DYTË MË E MADHE NË 30 VITET E FUNDIT