Në 24 orët e fundit në vendin tonë për fat të mirë nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e Covid-19. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije sot në përditësimin e situatës, se nga 827 testime kanë rezultuar pozitivë 284 qytetarë. Sakaq në 24 orët e fundit janë shëruar 88 persona.

Njoftimi i plotë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 827 testime, 284 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 88 të shëruar në 24 orët e fundit. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 827 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 284 qytetarë, në këto bashki:
170 në Tiranë, 24 në Fier, 16 në Durrës, 13 në Vlorë, nga 8 qytetarë në Sarandë, Berat, nga 6 qytetarë në Shkodër, Gjirokastër, nga 5 qytetarë në Divjakë, Himarë, nga 4 qytetarë në Kamëz, Roskovec, 3 ne Peqin, nga 2 qyetarë në Vorë, Lushnje, Poliçan, nga 1 qytetar në Pukë, Krujë, Kavajë, Rrogozhinë, Mallakastër, Tepelenë. Janë 1,840 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 18 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 88 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,740 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 284
Të shëruar në 24 orë 88
Të shtruar në spitale 18
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 827

Artikulli paraprakDALIN REZULTATET, MATURANTËT SHKËLQEJNË NË MATEMATIKË, MBI 200 EKSELENTË, JA QARKU QË THYEN REKORD
Artikulli tjetërBOMBARDIMET RUSE NË KIEV, KLITSCHKO THIRRJE QYTETARËVE: QËNDRONI VIGJILENT, TË BASHKUAR DO TË FITOJMË