Cristiano Ronaldo fiton ‘Topin e Artë’ France Football ka përzgjedhur lojtarin më të mirë në botë, çmim ky që e ka dhënë për të 61 herë me radhë.

Siç dihet tashmë France Football këtë vit çmimin e lojtarit më të mirë në botë e jep ndaras nga FIFA . Nga 30 kandidatët e këtij edicioni më i miri në botë është shpallur portugezi Cristiano Ronaldo, i cili fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin, si dhe Kampionatin Evropian me Portugalinë. Ai mori shumicën e votave të 173 gazetarëve nga mbarë bota, të cilët kishin të drejtë vote. Në këtë vit nuk kanë votuar për këtë çmim trajnerët dhe kapitenët e kombëtareve. Cristiano Ronaldo fiton “Topin e Artë”. Portugezi është renditur si më i miri nga revista franceze. Pasi fitoi Ligën e Kmapioneve me Realin e Madridit, Gareth Bale është renditur në vendin e 6-të në garën për “Topin e Artë”. Mesfushori i Leicester City, Ruyad Mahrez, është renditur në vendin e 7-të në garën për “Topin e Artë”. Sulmuesi i Leicester City, Jamie Vardy, është renditur në vendin e 8-të në garën për “Topin e Artë”. Portieri Buffon është renditur në vendin e 9-të në garën për “Topin e Artë”. Sulmuesi i Borussias së Dortmundit, Abumeyang, është renditur në vendin e 11-të në garën për “Topin e Artë”. Portieri i kombëtares së Portugalisë, Luis Patrcio, është renditur në vendin e 12-të në garën për “Topin e Artë”. Zllatan Ibrahimoviç është renditur në vendin e 13-të në garën për “Topin e Artë”. Në vendin e 14-të është renditur edhe Paul Pogba. France Football vazhdon të zbulojë renditjen e futbollistëve, ndërsa në ora 20:00 pritet të shpallet fituesi.

Artikulli paraprakKRYEMINISTRI I RI I ITALISË PAOLO GENTILONI PREZANTON QEVERINË
Artikulli tjetërIMA AWARDS, STAR PLUS TV, TELEVIZIONI ME I MIRE LOKAL NE SHQIPERI